Foto: Ilustrim
I Mituri Përdorues i Drogës Rrah Motrën
28.3.2016 - 12:31
Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, i moshës së mitur, është përdorues i substancave narkotike.
I njëjti sipas Policisë ka sulmuar motrën e tij duke e goditur me shuplaka.
I dyshuari pas intervistimit në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale (QPS) është dërguar në mbajtje.