Mbështetja për trajnerët | Foto: Ministria e Kulturës

Ministria u ndan 22 mijë euro katër trajnerëve

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me katër trajnerë sportivë.

“Trajneri Driton Kuka nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit për mbështetjen financiare në vlerën e mbi 15 mijë eurove. Me 3 mijë e 600 euro u mbështet trajnerja Shqipe Zogiani, me trajnerin Burim Vraniqaj u nënshkrua memorandumi për përkrahje financiare në vlerën e  mbi 2 mijë eurove, ndërsa trajneri Asdren Ahmeti nënshkroi memorandumin për përkrahje financiare në vlerën e 1 mijë e 800 euro” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në takimin me trajnerët, ministri Gashi tha se përmes kësaj mbështetjeje për trajnerët e sportit, po realizohen politikat  programore të Ministrisë për sportin.

“Ne si ministri e vlerësojmë punën e secilit prej trajnerëve në fushën e vet sepse secili ka dhënë kontribut të veçantë për sportin dhe sportistët tanë, e po ashtu edhe për vendin duke realizuar suksese në sport edhe në gara ndërkombëtare”, tha ministri Gashi,

Ndërsa trajnerët, bashkëpunimin me MKRS-në për mbështetje financiare e vlerësuan si akt mjaft të rëndësishëm në motivimin dhe lehtësimin e punës së tyre dhe realizimin e objektivave të tyre për vitin 2018.

Gashi të shtunën nënshkroi memorandum mirëkuptimi edhe me boksieren Donjeta Sadiku.

http://kallxo.com/ministria-mbeshtet-garen-e-boksieres-ne-indi/