Ministria rregullon rrugën në Doganaj të dëmtuar gjatë ndërtimit të autostradës
Rruga në fshatin Doganaj të Kaçanikut është rregulluar pas dëmtimet nga makineritë e kompanisë Bechtel-Enka gjatë punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.
Kështu ka njoftuar ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj përmes një postimi në ‘Facebook’, një ditë pas përurimit të kësaj autostrade.
“Ashtu siç ju kam premtuar banorëve, çdo rrugë e dëmtuar gjatë punimeve të autostradës “Arbën Xhaferi”, do të kthehen në gjendjen e mëparshme, e edhe më mirë”, ka shkruar Lekaj.
Ata kishin bllokuar rrugën në Doganaj të Kaçanikut për qarkullimin e automjeteve të kompanisë “Bechtel-Enka”.
Banorët kërkonin që rruga të asfaltohet e jo vetëm të sanohet në disa pjesë.
Hetem Lama, banor i fshatit Vataj ishte shprehur për KALLXO.com se pas disa kërkesash rruga për të cilën po protestojnë ka filluar të sanohet nga kompania në fjalë por nuk janë të kënaqur me punën e tyre.
https://kallxo.com/shpallet-e-hapur-zyrtarisht-autostrada-arben-xhaferi/