Made in Kosova - Foto: REL/EPA

Ministria e Inovacionit mbështet financiarisht Klubin e Prodhuesve

Klubi i prodhuesve sot ka nënshkruar kontratë pas fitimit të grantit të thirrjes publike nga kjo ministri.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë mbështet financiarisht platformën “Made in Kosova” për të bërë popullimin me të dhëna.

“Platforma ‘Made in Kosova’ do të jetë një platformë lehtë e qasshme për prezantimin interaktiv online të produkteve dhe shërbimeve të kompanive Kosovare që pretendojnë të depërtojnë në tregje të reja në të cilat janë të pranishme por jo në nivel të kënaqshëm, ose ende nuk përfaqësohen në to”, thuhet në komunikatë.

Sipas kubit të prodhuesve kjo platformë shërben për promovimin e shërbimeve të produkteve kosovare rreth botës.

“Platforma ‘Made in Kosova’ është një ueb platformë për promovimin e shërbimeve dhe produkteve Kosovare rreth botës, e cila do të ju shërbejë rritjes dhe zhvillimit të kompanive, do të rrisë punësimin në Kosovë dhe do të ju mundësojë kompanive të bëhen pjesë e zinxhirit të vlerave globale.

Në këtë platformë do të përfshihen një numër i madh kompanish nga të gjitha regjionet e Kosovës.