Foto: Komuna e Kamenicës

Gjakovë, ndihmohen 200 familje me pako ushqimore e higjienike, prodhime vendore

200 pako me produkte ushqimore dhe higjienike janë shpërndarë për familjet në nevojë në komunën e Gjakovës.

Të gjitha produktet në këto pako janë prodhime të Kosovës.

Këto ndihma janë mbledhur nga fondacioni “Besa”, Klubi i Prodhuesve dhe organizata “Germin”.

Komuna e Gjakovës është e katërta që ndihmohet në kuadër të fushatës humanitare “Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19”.

Organizatorët thonë se me këtë fushatë po ndihmohen familjet në nevojë por edhe prodhuesit vendorë. Ata u kanë bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve për përkrahje.