Pal Lekaj

Ministri Lekaj anuloi vizitën në Graçanicë, kjo e fundit ka refuzuar t`i vendosë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka refuzuar të zhvillojë vizitën e paralajmëruar në komunën e Graçanicës, me të marrë vesh se kjo e fundit ka refuzuar të vendosë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në hapësirat ku parashihej të mbahet takimi.

Siç njofton ministria e Infrastrukturës, për Lekajn dhe kabinetin e tij është e pa pranueshme të gjenden në një institucion që nuk identifikohen me simbolet e shtetit që i përkasin, Republikës së Kosovës.

“I pari i Infrastrukturës do të jetë edhe më tutje afër qytetarëve të kësaj komune, duke paraparë edhe projekte konkrete infrastrukturore për plotësim të nevojave të tyre”, bën të ditur ministria e Infrastrukturës.