Anulohet konkursi për psikologë dhe pedagogë nga MAShT

Konkursi për 30 psikologë dhe 20 pedagogë i shpallur në qershor nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është anuluar.

Sipas vendimit të siguruar nga KALLXO.com, arsyetimi i anulimit është që të lehtësohen disa kritere të konkursit kryesisht tek pozita për psikologë.

“Duke u mbështetur në dispozitat e cekura më lartë, si dhe duke u bazuar në raportin e komisionit të datës 8 gusht 2019, i cili propozon të përsëritet konkursi dhe të lehtësohen kriteret e konkursit e posaçërisht tek kriteret për psikologë, të bëhen ndryshimet tek përvoja e punës, u vendos  si në dispozitiv të këtij vendimi.

Ky konkurs është anuluar më 23 gusht, por  MAShT nuk e ka bërë të ditur këtë gjë.  KALLXO.com ka dërguar pyetje në MAShT për ta pyetur se sa persona kishin aplikuar për këto pozita dhe është duke pritur përgjigje.

MAShT e kishte shpallur konkursin më 25 qershor për angazhimin e 30 psikologëve dhe 20 pedagogëve për komunën e Prishtinës, Mitrovicës, Prizrenit, Ferizajt, Pejës, Gjilanit e Gjakovës, por kjo gjë që nuk u mirëprit nga DKA-të, duke kërkuar anulimin e tij nga ana e MAShT dhe e akuzonin ministrinë për tejkalim kompetencash.

Si bazë ligjore MAShT kishte marrë Udhëzimin Administrativ për Funksionimi i Këshillit pedagogjik- psikologjik në shkolla si dhe Ligjin e Punës, por DKA-të e kanë kundërshtuar këtë konkurs duke e quajtur si jo ligjore.

DKA-të kundërshtojnë konkursin e MAShT për psikologë dhe pedagogë

.