Foto: ZKM

Qeveria Kurti ia anuloi konkursin e ish-koordinatorit Rexhep Hoti

Qeveria e Kosovës, në mesin e shumë vendimeve për shkarkime dhe suspendime të marra në mbledhjen e djeshme, ka anuluar edhe konkursin e shpallur nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, i shpallur në kohën sa e drejtonte ish-koordinatori Rexhep Hoti.

Në njoftimin e Qeverisë bëhet e ditur se ky anulim bazohet në vendimin e datës 12 shkurt, me të cilin vendim ishte shkarkuar koordinatori Rexhep Hoti, i cili ishte emëruar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

“ANULOHET konkursi për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta (MSHV) e publikuar nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport me  datë 25 janar 2020.

“Anulimi bazohet në vendimin e Qeverisë Nr.02/02 të datës 12.02.2020. Nga pjesëmarrësit në konkurs  kërkojmë mirëkuptim”, thuhet në njoftim.

 

Gjatë mbledhjes së djeshme, Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bordin e Telekomit të Kosovës.

Qeveria shkarkon bordin e drejtorëve të Telekomit