MAShT anulon konkursin për bursa që solli protesta

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytuqi e ka anuluar konkursin për bursa të këtij dikasteri për vitin akademik 2019/20.

Këtë vendim Bytyqi e ka bërë të ditur përmes një konference për media, ku tha se po e bënë këtë për shkak të presioneve të studentëve të disa fakulteteve që s’janë përfshirë në këto bursa.

“Ne jemi të vendosur që ky ka qenë vendimi më i drejtë dhe në rrethanat që ne sot jemi po detyrohemi që të bëjmë një anulim të vendimit deri në ardhjen e ministrit të ri për arsye të presioneve”, ka thënë Bytyqi duke shtuar se po të mos kishte qenë ministër në detyrë nuk do anulonte këtë konkurs.

Bytyqi tha se konkursin që e kishin shpallur e kanë bërë falë një analize një vjeçare.

“Kjo shpallje është bërë nga një analizë e pothuajse një viti në bashkëpunim me UP-në dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku kemi disktuar se disa programe po rrezikojnë të mbyllen dhe kemi bërë këtë vendim për gjetjen e kuadrove të reja. Nuk ka pasur të bëjmë diskriminim por duke e kuptuar qartë mungesën e kuadro deficitare”, tha ministri në detyrë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vendimin për ndarjen e bursave e ka marrë me 24 tetor dhe si kriter i ka përfshirë vetëm studentët e fushave të studimit të Bujqësisë-Veterinarisë, FShMN-së, Mjekësi e përgjithshme, farmaci, stomatologji, teknik dhe shkenca të aplikuara.

Në vendim thuhej se kjo është marrë në bazë të Udhëzimit Administrativ për ndarjen e bursave, kryesisht të nenit 3, paragrafi 1.4, ku thotë se ministri e përcakton se cilat fusha duhet të përfshihen. Konkursi është hapur me 28 tetor deri më 8 nëntor në ora 16:00.Në lidhje me këtë vendim, protestë kanë paralajmëruar edhe studentët e Fakultetit të Edukimit ditën e nesërme (05.11.2019).

Që nga shpallja e këtij konkursi, studentët e Fakulteteve të Arteve, Edukimit dhe Shkencave Sportive kanë protestuar e bojkotuar ligjëratat si shenjë proteste për përjashtimin e tyre nga këto bursa.

S’arrihet marrëveshje mes MAShT dhe studentëve për bursat

Studentët e Fakultetit të Arteve kundërshtojnë konkursin për bursa

S’arrihet marrëveshje mes MAShT dhe studentëve për bursat

www.kallxo.com