Mimoza Kusari e Zhgënjyer në Qeverinë e Kosovës

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila thotë se është e zhgënjyer nga qeveria e Kosovës për atë që ajo e quajti zvarritje të shqyrtimit të kërkesës për shpronësim në favor të ndërtimit të ngrohtores së re në Gjakovë.

Kusari- Lila foli në emisionin “Jeta në Kosovë” me tone të ashpra ndaj qeverisë për shkak të neglizhencës në shqyrtimin e kërkesave për ndërtimin e kësaj ngrohtoreje e cila është donacion nga Komisioni Evropian prej 11 milionë euro.

Emisionin e plotë kushtuar këtij donacioni mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: