Ngrohtorja ekzistuese, e vjetëruar e Gjakovës pret të zëvendësohet | Foto: Jeta në Kosovë

Termokos fillon sezonin e ngrohjes me 15 tetor

Ngrohtorja e kryeqytetit  “Termokos” është e gatshme që të nisë sezonin e ngrohjes me 15 tetor në qoftë se kushtet klimatike do të jenë të nevojshme.

Këtë e bëri të ditur Afërdita Uka- Fejzullahu, zëdhënëse në Termokos në një prononcim për KALLXO.com.

“Në koordinim të ngushtë me KEK-un, ne do të jemi të gatshëm për të filluar furnizimin me ngrohje që nga 15 tetori, nëse kushtet klimatike do të jenë të favorshme për fillimin e sezonit ngrohës”, u shpreh Uka-Fejzullahu.

Gjithashtu, furnizimi me ngrohje, që planifikohet të nisë më 15 tetor, do të fillojë njëkohësisht për 4 lagjet të cilat janë të kyçura në rrjetin e ngrohjes: “Qendër”, “Ulpiana”, “Dardania” dhe “Bregu i diellit”.

Sa i përket cilësisë se ngrohjes sipas  zëdhënëses 95% e konsumatorëve kanë dalë të kënaqur me shërbimet e ngrohtores.

Zëdhënësja Fejzullahu nuk ka treguar nëse në lagjet ku është instaluar rrjeti për herë të parë, si në lagjen Kalabria do të nis sezoni i ngrohjes me fillimin e sezonit të ngrohjes.