Marko Milaçiq - Foto: Rtv21

Milaçiq: Nëse Zgjidhem President, e Anuloj Njohjen e Kosovës

Kandidati i opozitës për president të Malit të Zi, Marko Milaçiq ka thënë se nëse ai bëhet president, do të insistojë në anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës.

Milaçiq, siç transmetojnë mediat në Mal të Zi, në një tubim në Berane ka thënë se Qeveria malazeze manipuloi popullin e vet për këtë çështje.

E njëjta gjë, sipas mendimit të tij, u zhvillua në rastin e futjes së sanksioneve kundër Rusisë dhe hyrjes në NATO.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen më 15 prill. Në garë janë shtatë kandidatë./21Media