Lojtarë të klubit kampion të Kosovës - Drita - Foto: Facebook/BehgjetPacolli

Merr fund aventura e Dritës në Ligën e Kampionëve

Ekipi bardhekaltër gjilanas – Drita ka humbur me rezultat 2 me 0 në ndeshjen e kthimit kundër Malmos.

Kampionët e Kosovës janë mundur nga ekipi suedez në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve me dy  golat e shënuar nga Carlos Strandberg në minutën e 55 dhe Eric Larsson në minutën e 60.

Në ndeshjen e javës së kaluar Drita kishte humbur me rezultat 5 me 0 nga Malmo.