Mërgimtarët presin nga 6 orë në Merdare për të dalë nga Kosova

Pritjet e gjata afro gjashtë orë në pikat kufitare me Serbinë po vazhdojnë edhe sot.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikëkalimin kufitar Merdare pritja për të dalur nga Kosova 5 orë e gjysmë deri në 5 orë e 40 minuta, derisa kolona është e gjatë mbi 2 kilometra.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë pritjet janë prej 5 deri në 10 minuta.

Ndërsa, në pikën kufitare Dheu i Bardhë për të dalur nga Kosova pritjet janë prej 1 orë deri 1 orë e gjysmë.

Në këtë pikë të kalimit kolona në dalje është afro 1 kilometër. Ndërsa në pikat tjera kufitare këtë mëngjes nuk ka pritje të gjata.