(Ilustrim) - Merdarë - Foto: KALLXO.com

Pritje deri në 2 orë për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare Jarinjë dhe Dheu i Bardhë, në Merdarë 30 minuta

Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare me Serbinë vende-vende vazhdojnë të zgjasin deri në dy orë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme pritjet më të gjata janë në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Jarinjë – deri në 2 orë.

Në pikën kufitare në Muçibabë, pritjet sipas MPB-së shkojnë deri në një orë e 20 minuta kurse në Merdarë pritjet janë deri në gjysmë ore.

Pikëkalimet e tjera kufitare nuk kanë kolona kurse pritjet në kufi janë deri në 10 minuta.