Ilustrim

Pritje deri në dy orë në pikën kufitare në Merdarë

Qytetarët në dalje të Merdarës po presin deri dy orë për të kaluar kufirin, kurse kolona është një kilometër.

Po ashtu, te Dheu i Bardhë kolona arrin deri 400 metra, pritja e qytetarëve në këtë pikë kufitare është rreth një orë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, vendkalimet tjera kufitare janë të qeta dhe nuk raportohet për kolona.