Memli Krasniqi, PDK

Memli Krasniqi: Pamë një Shantazh nga LDK-ja

Pasi Avdullah Hoti në emër të LDK-së njoftoi se nëse qeveria nuk do t’i japë llogari Kuvendit, kjo parti nuk do ë marrë pjesë në mbledhjen ku do të diskutohet për Fondet e Paranëtarësimit në BE (IPA) e konsideroi këtë gjë shantazh.

“Na këtu pamë një shantazh nga LDK qe thanë që na nuk ju votojna nëse nuk i përmbushni kushtet, më fal zotni ju s’mundeni me qitë kushte se jeni opozitë”, tha Krasniqi.

Ai kërkoi që të caktohet një seancë e re ku do të votohet për programin qeveritar, e të mos vazhdohet debati për fjalimin e Ramush Haradinajt në ditën e votimit të qeverisë së drejtuar prej tij më 9 shtator.

“Kërkoj nga të gjithë që të merremi vesh që të caktojmë një seancë këtë javë të diskutojmë për programin e qeverisë, e jo të merremi me fjalimin e kryeministrit”, tha Krasniqi.

Ai kërkoi bashkëpunim pozitë-opozitë.

“Të ketë një bashkëpunim parimor të paktën. Ju folët për seancën dhe po folni si me qenë diçka pak ma shumë se gjykatës të Gjykatës Kushtetuese”, tha Krasniqi.