Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj.
Mbyllja e Gjykimit të Mekajt Vazhdon edhe në 2017-ën
Gjykimi i Salih Mekajt, ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit për shpërdorim detyre vazhdoi i mbyllur edhe sot.
Seancat ndaj Mekajt dhe Vlora Goranit, Mentor e Ali Seferajt, të akuzuarve tjerë të këtij procesi, gjyqtari Shasivar Hoti vendosi t’i mbyllë në seancën e zhvilluar më 20 tetor të vitit të kaluar, me arsyetimin e mbrojtjes së jetës personale të të akuzuarve, dëmtuarve dhe pjesëmarrësve tjerë në procedurë .
Kërkesën për mbylljen e seancave e kishte bërë Besnik Berisha, avokati i Vlora Goranit, ndërsa me të ishte pajtuar prokurorja Drita Hajdari.
Gjykata pastaj miratoi mbylljen duke konstatuar se publikimi i shkëmbimeve telefonike do të përbënte dëm të pariparueshëm dhe cenim të jetës private dhe të dhënave personale.
http://kallxo.com/mbyllen-seancat-ndaj-sali-mekajt/
Ndaj mbylljes së seancave të Salih Mekajt dhe të tjerëve, si në ditën kur u aprovua mbyllja, e po ashtu edhe kur ky gjykim vazhdoi pa prani të medieve, reagoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke kërkuar hapjen e seancave të rëndësishme për opinionin në Kosovë.
http://kallxo.com/agk-kerkon-nga-gjykata-te-hapet-per-rastin-e-salih-mekajt/
KALLXO.com siguroi vitin që shkoi aktvendimin e gjykatës për mbylljen e seancave ndaj Mekajt dhe të tjerëve, ku jepeshin arsyet pse ky gjykim po zhvillohet pa praninë e medieve dhe publikut.
http://kallxo.com/ekskluzive-aktvendimi-qe-mbylli-seancen-e-salih-mekajt/