Gjykata Themelore në Pejë - Foto: KALLXO.com

Mbrojtja Kërkon Ekzaminim Psikiatrik të Granit Elshanit

Avokati i të akuzuarit Granit Elshani ka propozuar që klienti i tij t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë në Prishtinë.

Trupi gjykues në Gjykatën e Pejës tha se kërkesën nga avokati Ndrec Dodaj e ka pranuar më 11 janar.

Avokati Dodaj tha sot se këtë propozim ka dashur ta bëjë më vonë, por e ka përshpejtuar pas një incidenti që sipas tij ka ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dhe disa rasteve të tjera.

“Arsyeja që kam kërkuar që ky ekzaminim të bëhet më herët është pikërisht një incident që ka ndodhur në Burgun e Prizrenit në mes të të pandehurit dhe tre gardianëve të kësaj Qendre të Paraburgimit në Prizren,” theksoi avokati.

Dodaj shtoi se pasi kishte ndodhur incidenti kishte kuptuar nga zyrtarët e Burgut se klienti i tij po trajtohej te psikologu i Qendrës së Paraburgimit.

http://kallxo.com/avokati-granit-elshani-ka-hematome-ne-sy/

Ai tha së edhe raportet mjekësore të vitit 2008 në Zvicër tregojnë për gjendje psikike të Granit Elshanit.

“Nga zyrtarët kam kuptuar që i pandehuri po trajtohet edhe te psikologu dhe krahas kësaj informate dhe një raporti mjekësor që është trajtuar të mjeku në vitin 2008 në Zvicër. Pastaj natën kur është bërë arrestimi i tij, oficerët që kanë marrë pjesë në bastisje përshkruajnë gjendjen dhe reagimin e tij, por edhe kontakti që kam pasur drejtpërdrejt me të”, tha Dodaj

Avokati tha se edhe përjetimet tragjike që ka kaluar më herët Granit Elshani janë arsyeja që ka kërkuar të bëhet ky ekzaminim psikiatrik.

“Çdo herë kur paraqitet dyshimi duhet të bëhet ekzaminimi psikiatrik sepse ose është totalisht i sëmurë që e ka bërë atë vrasje ose e ka ndonjë arsye shumë të madhe nëse i njëjti e ka bërë me të vërtetë këtë vrasje. Këto janë disa nga arsyet pse unë e kam bërë propozimin për ekzaminim psikiatrik”, tha Dodaj.

Ai tha së kanë paraqitur edhe shkresat për kundërshtimin e aktakuzës.

“Kundërshtimet tona rreth aktakuzës i kam paraqitur me shkrim e gjithashtu e kam pranuar edhe përgjigjen e prokurorit dhe kemi pikëpamje të ndryshme rreth provave”, theksoi Dodaj.

Kurse, prokurori i Prokurorisë Speciale, Allen Cansick, tha së kanë dorëzuar përgjigjen lidhur propozimin e avokatit Ndrec Dodaj për kryerjen e ekzaminimit psikiatrik të të akuzuarit Granit Elshani.

Prokurori Cansick tha së po ashtu ka dorëzuar edhe përgjigjet në kundërshtimet e parashtruara nga avokati i palës mbrojtëse lidhur me aktakuzën.

Kurse, kryetari i trupit gjykues, Sami Sharraxhiu, tha se gjatë trajtimit të aktakuzës ka vërejtur së janë propozuar  nga prokuroria të dëgjohen 104 dëshmitarë, ku në mesin e tyre janë shumë zyrtarë policorë dhe ekspert të forenzikës.

Gjyqtari i propozoi Prokurorisë se mos është më mirë të selektohen dëshmitarët për të cilët Prokuroria mendon  së dëshmitë e tyre janë relevante me rastin dhe disa prej tyre t’u lexohen deklaratat.

Për ketë prokurori special Allen Cansick tha së do ia paraqes prokurorit që është bartës i aktakuzës, Andre Hughs.

Gjatë seancës së sotme u fol edhe për shkresat e dërguara nga Qendra e Paraburgimit të Prizrenit lidhur me incidentit e ndodhur mes Granit Elshanit dhe gardianëve.

Në njërën prej shkresave të Qendrës së Paraburgimit kërkohet nga trupi gjykues të merren masa disiplinore ndaj Granit Elshanit. Kurse për shkak të mosdërgimit me kohë të kësaj kërkese, trupi gjykues tha së është vonë të merren masa disiplinore.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për rastin e Granit Elshanit.

Fillimisht ekipi i KALLXO.com filmoi momentet e dorëzimit të Elshanit tek organet policore nën shoqërimin e avokatit të tij dhe disa familjarëve.

http://kallxo.com/dorezohet-ne-polici-granit-elshani/

Pas kësaj KALLXO.com solli pamje ekskluzive të sjelljes në gjykatë të Granit Elshanit nën masa të rrepta sigurie për shqiptimin e masës së sigurisë.

http://kallxo.com/granit-elshani-sillet-ne-gjykate/

http://kallxo.com/30-dite-paraburgim-per-granit-elshanin/

KALLXO.com ishte prezent edhe në shqyrtimin e seancës fillestare, ku Granit Elshani u deklarua i pafajshëm rreth aktakuzës për 6 vepra penale.

http://kallxo.com/granit-elshani-deklarohet-pafajshem-per-vrasjen-e-vitit-2010/

KALLXO.com kishte raportuar edhe për historinë e konfliktit mes familjes Elshani dhe Kelmendi nga Peja.

Sipas aktakuzës nga ky konflikt mbetën të vrarë 23 persona.

http://kallxo.com/historia-e-konfliktit-elshani-kelmendi-qe-la-23-te-vrare/