Arkiv - Granit Elshani në gjykatë. Foto: Kallxo.com
24 vite burgim për Granit Elshanin
Gjykata e Gjakovës i ka shqiptuar 24 vite burgim ndaj Granit Elshanit për njërën prej ngjarjeve me të bujshme të qytetit të Pejës.
Burgimi prej 24 vitesh i është shqiptuar nën akuzën se ka kryer 1 vrasje dhe 2 vepra tjera penale.
“Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit G. E., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, akuzohet për veprën penale, “Vrasja e rëndë”, “ Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në komunikatën e gjykatës.
KALLXO.com ka raportuar për këtë rast.
Një anëtar i familjes Kelmendi nga Peja ishte plagosur më 2 janar të vitit 2010 gjatë një gjuajtje me armë brendanjë diskoteke, sulm që la tre të plagosur dhe një të vdekur.
Prokuroria Speciale pretendon se në konfliktin në mes dy familjeve janë kryer 29 sulme të cilat kanë rezultuar me 23 të vrarë – 10 pjesëtarë të familjes Kelmendi, tre të familjes Elshani dhe dhjetë viktima të rastit. Në mesin e të vrarëve janë edhe dy fëmijë.
Granit Elshani akuzohet se më datën 02 janar 2010, në Pejë, në diskotekën “C. C.”, e cila gjendet në afërsi të sheshit “Haxhi Zeka” në Pejë, me dashje në shenjë hakmarrje për ta privuar nga jeta të dëmtuarin Valdet Kelmendi.
Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se Elshani ka nxjerr dy armë dhe ka filluar të gjuaj në drejtim të tij me këtë rast me dashje ka privuar nga jeta viktimën B. Sh. dhe ka rrezikuar jetën e të dëmtuarve V. K., A. B. dhe një numri të madh të personave të pranishëm në diskotekë.
Po ashtu në largim e sipër nga vendi i ngjarjes, jashtë diskotekës “C. C.”, me armë zjarri ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, duke rezultuar me lëndim të rëndë trupor për të dëmtuarit H. B.”.
Të gjitha raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t`i lexoni duke klikuar në LINK