Dushko Markoviq, kryeministër i Malit të Zi. Foto: Qeveria e Malit të Zi

Markoviq Vjen në Kosovë Javën e Ardhshme

Pas anulimit të vizitës së sotme në Kosovë të Kryeministrit malazez Dushko Markoviq, qeveria e ka tij shteti ka treguar se vizita është shtyrë për javën e ardhshme.

“Vizita e kryetarit të Qeverisë së Malit të Zi Dushko Markoviq Republikës së Kosovës që ishte paralajmëruar për sot, është shtyrë për javën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Shërbimit për Marrëdhënie me Publikun të Qeverisë së Malit të Zi.

Shtyrja e vizitës se Kryeministrit malazez, sipas njoftimit, është bërë ngase “për shkak të mjegullës në mëngjes ishte mbyllur aeroporti i Prishtinës”.

“Koha e vizitës do të harmonizohet dhe do t’u komunikohet me kohë mediave”, thuhet në njoftim.

KALLXO.com shkroi për anulimin e vizitës së Markoviqit sot.

http://kallxo.com/anulohet-vizita-e-kryeministrit-malazez/