
Kadri Veseli - Kryetar i PDK-së
Shtyhet intervista e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale
02.12.2019 - 15:01
Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, njëherit lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka pasur të udhëtojë nesër në Holandë ku më 4 dhjetor ishte ftuar të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.
Por, nga kabineti i liderit të PDK-së, është konfirmuar se kjo intervistë që ishte paraparē për datën 4 dhjetor, për shkaqe teknike është shtyrë për javën tjetër, raporton RTK.
“Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, tha për RTKlive Avni Bytyçi, këshilltar politik i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
LIVE – Kadri Veseli tregon se mori ftesë nga Gjykata Speciale
Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 7 novembre 2019