‘Manifesta’ vjen në Prishtinë në 2022

Shumë vizitor do t’i pres kryeqyteti kosovar në vitin 2022. Bienalia evropiane e artit “Manifesta” do të organizohet në Prishtinë pas tri viteve.

Në një postim në “Facebook”, kreu i Prishtinës ka thënë se Prishtina në një garë me Vjenën dhe Kievin ka marr dritën e gjelbërt për organizmin e kësaj ngjarjeje.

“Pas Zurich 2016, Palermo 2018, Marseille 2020, është Prishtina 2022. Në një garë me Vienën dhe Kievin, bordi i Manifestes ka zgjedhur aplikimin e Prishtinës duke dërguar mesazhin se Ballkani është pjesë e Evropës dhe se mund të kontribuojë”, ka shkruar Ahmeti.

Javë më parë, në një njoftim në “Facebook”, ish- drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova kishte paralajmëruar se “Manifesta” do të mbahet në Prishtinë në vitin 2020.

Sipas të parit të Prishtinës, kjo ngjarje pritet t’i mbledh mbi 200 mijë vizitorë në mesin e tyre artistë e intelektual.

“Në tre vitet e ardhshme do të punojmë që ky organizim që sjellë mbi 200 mijë vizitorë të jetë më i miri ndonjëherë. Manifesta do të sjellë, artistë, urbanistë, e intelektualë ndërkombëtar për të diskutuar, intervenuar, e ngritur çështje për hapësiren tonë të përbashkët”, deklaroi Shpend AHmeti.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Lajmi i shumëpritur u zyrtarizua sot

Prishtina ka fituar të drejten e nikoqirit të një prej evenimenteve më të mëdha artistike në Evropë – Manifesta 14 në vitin 2022.

Pas Zurich 2016, Palermo 2018, Marseille 2020, është Prishtina 2022. Në një garë me Vienën dhe Kievin, bordi i Manifestes ka zgjedhur aplikimin e Prishtinës duke dërguar mesazhin se Ballkani është pjesë e Evropës dhe se mund të kontribuojë.

Në tre vitet e ardhshme do të punojmë që ky organizim që sjellë mbi 200 mijë vizitorë të jetë më i miri ndonjëherë. Manifesta do të sjellë, artistë, urbanistë, e intelektualë ndërkombëtar për të diskutuar, intervenuar, e ngritur çështje për hapësiren tonë të përbashkët.

Urime Prishtinë!