Kryeministri Kurti organizoi pritje për artistët pjesëmarrës në 'Manifesta14 Prishtina'

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka organizuar pritje për artistët pjesëmarrës të bienales nomade “Manifesta 14 Prishtina”, që ka filluar dje në Prishtinë.

Kryeministri ka  falënderoi artistët për pjesëmarrjen dhe kontributin në Manifesta, e cila për 100 ditë do të jetë aktive, përditë, në 25 vende të ekspozimit të veprave artistike të 103 artistëve nga 30 shtete.

Ai falënderoi artistët kosovarë të cilët jetojnë në Kosovë dhe ata të cilët janë kthyer që të jetojnë gjatë kësaj Manifeste, sepse, sipas citohet të ketë thënë Kurti ‘ky bashkëpunim i artistëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë dhe atyre vendorë që janë në mërgatë dhe atyre vendorë që janë në vend, natyrisht që e rritë shkëmbimin edhe përvojën e të gjithëve’.

Në veçanti, kryeministri falënderoi Hedëig Fijen, e cila si udhëheqëse dhe organizatore ka punuar shumë për atë që do të përjetojmë ne gjatë këtyre 100 ditëve.

“Kanë mbetur edhe 99 ditë, pra po i numërojmë teposhtë, në njërën anë gëzohemi që po kemi kaq shumë ditë përpara, por në tjetrën anë hidhërohemi me çdo ditë që na shkon sepse çdo ditë është e papërsëritshme për përvojat dhe për ndjesitë që ne i fitojmë nga Manifesta”, citohet të ketë thënë Kurti.