Kryeprokurori Aleksandër Lumezi I Foto: Kallxo.com

Lumezi: Bashkëpunimi me BIRN dhe I/KS po na e Rrit Efikasitetin

Në konferencën e 10-të jubilare që po mbahet në Prishtinë, Lumezi e quajti këtë raport objektiv dhe profesional që, sipas tij, shërben në rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë.

“Shpresoj që këto të gjetura do të jenë në përfitim të mangësive që ka sistemi. Ky bashkëpunim me BIRN dhe IKS na jep të besojmë se në të ardhmen do shërbejnë për rritjen e efikasitetit,” tha Lumezi.

BIRN dhe Internews Kosova kanë organizuar konferencën e 10-të jubilare në të cilën u publikua Raporti Vjetor i Monitorimit të Gjykatave për vitin 2016.

Ky raport sjell të gjetura faktike të nxjerra nga monitorimi i më shumë se 600 seancave gjyqësore në 26 gjykata të vendit gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë gjykatat themelore, Gjykatën e Apelit dhe atë Supreme.

Kryeprokurori i Shtetit si panelist në këtë konferencë gjithashtu vlerësoi lartë punën e bërë nga monitoruesit e BIRN dhe Internews Kosova në përpilimin e këtij raporti.

Ai theksoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë vërejtje për monitoruesit nëpër gjykata dhe raportimin e tyre.

http://kallxo.com/raporti-monitorimit-te-gjykatave-vlereson-paraburgimet-ne-kosove/