Pamje nga ndeshja Kosova kundër Kroacisë - Foto: Atdhe Mulla

Lojtarët Premtojnë Fitore dhe Lojë Sulmuese

Lojtarët e Kosovës kanë folur për rtv21.tv gjatë një stërvitjeje para ndeshjes miqësore me Letoninë.

Vedat Muriqi ka thënë se nga ndeshja pret fitoren e parë pas nëntë humbjeve radhazi në kualifikimet për Botërorin Rusia 2018.

Edhe Bernard Berisha, teksa ka thënë se lojtarët po angazhohen shumë në stërvitje, ka premtuar “fytyrë tjetër” të përfaqësueses kosovare.

Amir Rrahmani ka thënë se Letonia ka më pak cilësi se përfaqësueset me të cilat Kosova u ndesh në kualifikime.

Sipas Rrahmanit, derisa në ndeshjet kualifikuese Kosova në defansivë priste sulmet e kundërshtarëve, në “Adem Jashari” tregoi se Letonia do të duhet të mbrohet dhe të presë sulmet e lojtarëve kosovarë.

Pas ndeshjeve si vendase në Shkodër, Kosova miqësoren me Letoninë do ta zhvillojë në Mitrovicë të hënën.