Hilmi Kelmendi, i arrestuar nga policia e Serbisë

Lirohet Hilmi Kelmendi

Është liruar sot Hilmi Kelmendi që u arrestua nga Policia e Serbisë të premten nën dyshimin për krime lufte.

Lajmin e lirimit të tij e konfirmoi për KALLXO.com vëllai i Hilmiut, Hysni Kelmendi.

Hysni Kelmendi tha se lirimin e Hilmiut e mori si urim në telefon nga avokati i tij.

“[Avokati] m’ thirri edhe më tha urime se ta kanë liruar vëllain. Për procedurat e mëtutjeshme unë nuk e di, sepse nuk jam në rrjedha të tyre,” tha Hysni Kelmendi.

Arrestimi i Hilmi Kelmendit erdhi një muaj pas atij të drejtorit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Edhe Thaçi që dyshohej se përzuri nga shtëpia e tyre në Lipjan një familje serbe, u lirua të martën.

http://kallxo.com/lirohet-nehat-thaci/

KALLXO.com pas arrestimit të Hilmi Kelmendit, foli të martën me vëllanë e tij Selman Kelmendin.

Hilmi Kelmendi sipas Selman Kelmendit, Hilmi Kelmendi dyshohej se ka ushtruar dhunë fizike kundër një familjeje të nacionalitetit ashkali në kohën e luftës.

http://kallxo.com/selman-kelmendi-hilmiu-po-akuzohet-per-rrahje/

Gjatë ditës kur Hilmi Kelmendi u arrestua , Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u bëri thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm, ta shmangin atë maksimalisht.