Limaj: Sot ka Rënë Qeveria!

Sot në kryeqytetin e Kosovës në sheshin “Nënë Tereza” pranë bustit të Skënderbeut ka ra qeveria e Republikës së Kosovës. Ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të dilet nga kjo krizë politike,” tha Limaj.

Ai ua ndaloi pjesëmarrjen në këto zgjedhje, atyre që sipas biseduan kundër Republikës së Kosovës.

“Sot Kosova është bashkuar në Prishtinë për t’u thënë shkelësve të kushtetutës ju nuk mund të qeverisni më Republikën e Kosovës,” tha Limaj, duke bërë të ditur se në të gjitha shtetet e botës do të ngriheshin kundër shkelësve të tillë të aktit më të lartë juridik.

Limaj në fjalimin e tij iu drejtua edhe qeveritarëve

“Nëse ju refuzoni të jepni llogari, ne refuzojmë të na qeverisni,” tha Limaj, duke e quajtur ditën e protestës një fillim të ri.  .