Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu

Liburn Aliu: Çka bëhet me pasurinë e paligjshme para dhjetë vjetëve

Liburn Aliu nga LVV tha se duhet të zgjatet koha kur do të bohet rishikimi i pasurisë dhe jo të mbetet vetëm në dhjetë vjetët e fundit.

“ Është e vërtetë që me transaksione bankare ka fillu prej vitit 2008 a 2009 por kjo nuk do të thotë që njerëzit që e kanë bo pasurinë në mënyrë të paligjshme të mos merremi me ta sepse thatë se nuk ki qysh me i hetu, pse po paragjykon. Nëse e ka bo pasurinë e paligjshme edhe para vitit 2008 ai duhet me u hetu dhe atij duhet me ju konfisku pasuria, pse me u amnistu ai e para ishte kjo, e e dyta, ju thatë në vitin 2008 por ligji po thotë ndryshe, po thotë dhjetë vjet para, cili vit ka me qenë referencë 2008 a 2012, 2012 pra, por transaksionet bankare janë bo para 2008-ës, çka nëse dikush e ka bo në 2008 a 2009 pasurinë e paligjshme, prandaj ky ligj ju kisha lute të mos manipuloni, lexojeni ligjin që e keni shkru vet” tha Aliu

Abelard Tahiri i replikoi Aliut duke i thënë se problemi më i vogël i ligjit qëndron te dhjetëvjeçari dhe se ai pa problem mund të bëhet nga 99-ta.

“Çështja e dhjetëvjeçarit është problem më i vogël i këtij ligji, nuk e ka gëzu përkrahjen e ekspertëve e as të këtyre tre ndërkombëtarëve ak qenë që të shkohet në dhjetë vjet që të jemi më efikas, unë propozoj që ta amandamentojmë dhe ta bëjmë nga viti 99, kjo kurrfarë problem nuk është, çdo pasuri e e bërë në mënyrë të paligjshme apo pajustifikueshme të konfiskohet” u kundërpërgjigj Tahiri

Në Kuvendin e Kosovës po bëhet shqyrtimi i projektligjit për zgjerimin e kompetencave për konfiskimin e pasurisë.