Komunikata e qeverisë së Liberisë (screenshot)

Liberia demanton lajmet për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Faqja zyrtare e qeverisë së Liberisë ka demantuar lajmet që kishin qarkulluar në mediat serbe lidhur me tërheqjen e njohjes që ky shtet i kishte bërë Kosovës në vitin 2008.

“Qeveria e Republikës së Liberisë dëshiron të hedh poshtë raportet në disa media ndërkombëtare dhe sociale për revokimin e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Këtë njoftim e ka shpërndarë Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli që tha se propaganda serbe nuk e mposht Kosovës në rrugën ndërkombëtare.

“Kjo është komunikata zyrtare e Shtetit të Liberisë. E falënderoj Presidentin George Ëeah, shtetin dhe popullin Liberian. Sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk do të ndalen.Unë nuk merrem me propagandën serbe, por me punë konkrete për të fuqizuar shtetin tim.Shpifjet dhe falsifikimet e Ivica Dacicit nuk mund ta mposhtin Republikën e Kosovës në rrugën e fuqizimit ndërkombëtar”, shkroi Pacolli në Facebook.

Ai siguroi se e ardhmja e Kosovës është e garantuar.

“Diplomacia jonë aktive i kryen punët pa zhurmë dhe pa u ndikuar nga askush.Qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të qetë dhe të sigurt sepse shteti ynë e ka të ardhmen e garantuar.Opinionit publik dhe kritikuesve u them që mos të shqetësohen nga asnjë shpifje që vjen nga Beogradi”, shkroi tutje Pacolli.