Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com

Pacolli përgënjeshtron Daçiqin

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shkruar se nuk është e vërtetë se Liberia e ka tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës.

Shefi i diplomacisë kosovare ka reaguar pse deklaratës së homologut të tij serb, Ivica Daçiq, se Liberia ka tërhequr njohjen për Kosovën.

“Sapo zhvillova një bisede telefonike me udhëheqësit e lartë të Qeverisë së Liberisë, të cilët ma konfirmuan që tërheqja e njohjes së Republikës së Kosovës nuk është e vërtetë, prandaj është për keqardhje që Beogradi zyrtar vazhdon të investojë përpjekje të kota në propagandë destruktive për konsum të brendshëm në Serbi”, ka shkruar Pacolli.

https://kallxo.com/daciq-liberia-ka-anuluar-njohjen-e-kosoves/

Ai ka shtuar se raportet e Kosovës me Liberinë do të ndryshojnë në kuptim pozitiv.

“Në ditët në vijim, marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Liberinë, do të kulmojnë në nivelin më të lartë diplomatik”, ka shkruar Pacolli.