Logo e LDK-së - Foto: Facebook

LDK: Procesi i Zgjedhjeve Po Ecën Mbarë

Lidhja Demokratikë e Kosovës ka vlerësuar që procesi i zgjedhjeve është duke ecur mbarë.

Driton Selmanaj nga LDK, në një konferencë për media, tha se deri në orën 15:00 sipas të dhënave të tyre të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar rreth 25 për qind e votuesve.

“Sipas të dhënave tona deri në orën 15:00 dalja e qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote është rreth 25 për qind. Siç e dini LDK garon në 10 komuna Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Istogu,  Ferizaj, Suharekë, Vushtrri, Kamenicë, Dragash, Obiliq”, tha ai.

Selmanaj porositi qytetarët me të drejtë vote që në këto 2 orë e gjysmë që kanë mbetur të dalin të votojnë.

“Vlerësimi i jonë është që në përgjithësi procesi zgjedhor po ecën mbarë. Kanë mbetur edhe pak orë në përfundim të këtij procesi prandaj ne ju bëjmë thirrje atyre që kanë të drejtë vote që të dalin në zgjedhje masovikisht që ta realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, ka thënë Selmanaj.