LDK kërkon nga deputetët ta mbështesin Rezolutën kundër korrigjimit të kufirit

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj në emër të grupit parlamentar të këtij subjekti politik, ka kërkuar nga deputetët ta mbështesin Rezolutën me vetëm një pikë që ia ndalon presidentit Hashim Thaçi të flasë për korrigjim të kufijve në dialog.

“Procesi i dialogut i filluar më 2011 i quajtur teknik, por shumë herë është shndërruar në politik. Kjo lidhet edhe me paaftësinë e Kuvendit për ta mbajtur përgjegjës qeverinë për dialogun. Tema e dialogut ka marrë kahje tjetër. Siç është lëvizja me ndryshim të kufijve, që nënkupton përshkallëzim të rrezikshëm të vet shtetësisë së Kosovës”, tha Zemaj.

Sipas deputetit, kjo ide e proklamuar nga presidenti Thaçi, konsiderohet si ide e keqe dhe përçarëse.

“Edhe qytetarët janë kundër idesë së Thaçit.  Kosova duhet ta tejkalojë këtë qasje, pasi po shkakton dëme të mëdha, në rritjen e krimit dhe imazhit të keq.  LDK përkrahë rezolutën dhe kërkon që të mbështetet pa dallim nga të gjithë deputetët”, tha Zemaj.

https://kallxo.com/hoti-ideja-e-korrigjimit-te-kufijve-eshte-korrigjim-i-deklarates-se-pavaresise/

.