
Labinot Tahiri - Ramush Haradinaj - FCB
Labinot Tahiri: Ramush, Kosova po funksionoka vetëm në bazë të servilizmit
Deputeti Labinot Tahiri thotë se ndjen keqardhje për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës.
Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se tashmë u kuptua se Kosova funksionon në bazë të servilizmit.
“Z. Gjeneral Ramush Haradinaj! Isha me fat që së paku si qytetarë dhe deputet të shërbeva ty dhe qytetarëve, si dikur ushtarët e tu e të Kosovës gjatë luftës për Liri! Jam krenarë që bëmë së bashku me ndihmën e (Amerikës) Ushtrinë e Kosovës sa ishit ju kryeministër!”, ka shkruar Tahiri.
Ky deputet thotë se qytetarët janë dërmuar me ndërrimin e qeverive pa rezultat.
“Nuk po bëhet asgjë për fatin e juaj në këtë atdhe, ndjejë keqardhje për këtë lajm! Në fund Zoti e bekoftë Kosovën e Shqipërisë”, ka shtuar deputeti Tahiri.
Haradinaj dha dorëheqje në mbledhjen e Qeverisë duke thënë se në Gjykatën Speciale nuk mund të shkojë si përfaqësues qeverisë së Kosovës.
Historiku i Gjykatës Speciale
Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e asaj legjislature i kishin votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Në atë kohë, kryeministër kishte qenë Isa Mustafa, ndërsa zëvendëskryeministër Hashim Thaçi.
Ky i fundit kishte qenë shumë i zëshëm në mbështetjen e krijimit të kësaj Gjykate.
Gjykata Speciale për Kosovën në përbërjen e saj do të ketë vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.
Ajo ka filluar punën muajve të fundit, kur ka ftuar disa ish figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje kishte qenë partia e vetme, e cila unanimisht kishte votuar kundër krijimit të kësaj Gjykate, ndërsa nga partitë e tjera ka pasur disa figura të pakta që kanë votuar kundër.
https://kallxo.com/haradinaj-per-ftesen-e-speciales-do-tu-pergjigjem-shpifesve/
https://kallxo.com/opsionet-kushtetuese-te-hashim-thacit-pas-renies-se-qeverise/
.