Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

Haradinaj dekoroi deputetin Labinot Tahiri me medalje

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar me medaljen e e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, deputetin Labinot Tahiri, për kontributin e tij për qytetarët e Kosovës.

“Ne respekt të punës së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, rolin e tij në komunitet për avokimin e interesave të qytetarëve të Ferizajt dhe në veçanti për humanizmin e madh të treguar përgjatë viteve, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të lënë vetëm, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, sot pata kënaqësinë që Labinot Tahirit t’i ndajë medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Kryeministri Haradinja ka thënë që e ka falënderuar deputetin Tahiri për solidarizimin e tij me qytetarët për shkak të mos liberalizmit.

“E falënderova deputetin Tahiri edhe për shprehjen e solidaritetit me qytetarët tanë, që si të vetmit në Europë, ende nuk e kanë gëzuar të drejtën për lëvizje të lirë. Si Kryeministër i vendit, jam mirënjohës për angazhimin Tuaj, tejet human për shqiptarët dhe ju inkurajoj që ta vazhdoni këtë mision”, ka theksuar ai.

 

 

14 Qershor 2019 - 12:42

Arta Sopi 14/06/2019 - 12:42
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend