Kuvendi vazhdon seancën nesër në orën 10:00

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të mblidhet për vazhdimin e seancës plenare, pas dështimit të rezolutës për dialogun me Serbinë.

Pas më shumë se dy orë pauzë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se në koordinim me grupet parlamentare, seance shtyhet për nesër (e premte) në orën 10:00.

“Janë disa agjenda, vizita të disa delegacioneve. Në të njëjtën kohë kemi pasur një rast vdekje, një grup parlamentar. Seancën po e shtyme për nesër në orën 10:00, më mirë, sesa deri të kthehen. Ky ishte mirëkuptimi i të gjitha grupeve parlamentare”, tha Veseli.