Ministrja Albena Reshitaj në Kuvendin e Kosovës - Foto: Atdhe Mulla

Kuvendi Vazhdon me Seancën e Jashtëzakonshme për Ajrin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot prapë për të vazhduar seancën e djeshme plenare të lënë në gjysmë.

Kjo seancë mbahet për gjendjen e ajrit në vend, që po rëndin Prishtinën pothuajse çdo ditë si vendin më të ndotur në botë dhe nis nga ora 10:00.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës kushtuar problemit me ndotjen e ajrit, ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj, tha se çështja e ajrit dhe përmirësimi i tij është ndër prioritetet e saj.

Ajo ka thënë  se Ministria që drejton ka nisur të merret me problemin e ndotjes së ajrit jo vetëm në Prishtinë por në tërë vendin.

“Kemi kërkuar nga komunat të hartojnë planet afatshkurtra me qëllim të zvogëlimit të ndotjes. Me kërkesën time Qeveria ka formuar ‘task-forcë’ që do të merret me uljen e ndotjes”, theksoi ajo.