Kuvendi me seancë të veçantë për 20 vjetorin e Masakrës së Dubravës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të veçantë për 20 vjetorin e Masakrës në Burgun e Dubravës.

Legjislativi ka njoftuar se seanca do të mbahet të martën, më 21 maj 2019, me fillim nga ora 11:00.

Kjo seancë e ka vetëm një pikë të rendit të ditës, atë për 20 vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999, ku janë vrarë 160 të burgosur.