Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një serbi lidhur me masakrën në Burgun e Dubravës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër serbit me inicialet G. M. lidhur me masakrën n Burgun e Dubravës në vitin 1999.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate Prokuroria Speciale.

Sipas kësaj komunikate, G. M. po akuzohet se më 22 maj të vitit 1999 ka marrë pjesë në vrasjen e 109 të burgosurve dhe plagosjen e 108 të burgosurve të tjerë të nacionalitetit shqiptarë në Burgun e Dubravës.

“I pandehuri akuzohet se më 22 maj 1999, ka marr pjesë në vrasjen e njëqind e nëntë (109) të burgosurve dhe në plagosjen e njëqind e tetë (108) të burgosurve të tjerë, që të gjithë të nacionalitetit shqiptarë, e njohur si ‘’Masakra e Dubravës”- thuhet në komunikatë.

Këto veprime Prokuroria Speciale i ka kualifikuar me veprën penale “Krime lufte ndaj popullatës civile”.

G. M. ndodhet nën masën e paraburgimit sipas vendimit të gjyqtarit të procedures paraprake.

Ndërkaq në komunikatë thuhet se edhe persona të tjerë janë duke u hetuar mirëpo pasi që të njëjtit janë të paarritshëm për organet hetimet po zhvillohen në mungesë.

Arrestohet një i dyshuar për Krime lufte në Burgun e Dubravës