Kushtetuesja Ligjëson Zgjedhjen e Thaçit

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim ta deklarojë të papranueshme kërkesën e tri partive opozitare për vlerësimin e kushtetutshmërisë në rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Republikës.

Veç kësaj, Kushtetuesja ka vendosur ta refuzojë kërkesën për masë të përkohshme dhe për dëgjim publik.

Parashtruesit e kërkesës, respektivisht 28 deputetët e partive opozitare, kontestuan vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, vendim ky i nxjerrë ne seancën e jashtëzakonshme të datës 26 shkurt.

Paneli prej nëntë gjyqtarëve, në krye me Arta Rama-Hajrizin, ka marrë vendim ku thuhet: “Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 113.5 te Kushtetutës, të nenit 27 dhe nenit 42, paragrafi 1.3, të Ligjit dhe në mbështetje të rregullave 36 (1) (d), (2) (d) dhe 55 (4) të Rregullores së punës, më 21 mars 2016, me shumicë votash vendos:

I.    TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;
II.  TA REFUZOJË kërkesën për Masë të përkohshme;
III. TA REFUZOJË kërkesën për dëgjim pubIik;
IV.  T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve;
V.  TA PUBLIKOJË këtë vendim ne Gazetën Zyrtare në pajtim me nenin 20. 4 te Ligjit;
VI.  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kërkesa ishte parashtruar nga Aida Derguti, Bali Muharremaj dhe Enver Hoti, që gjithashtu përfaqësojnë edhe 25 deputetë të tjerë të Kuvendit te Republikës së Kosovës.

Vendimi mund të lexohet në këtë link : http://www.gjk-ks.org/repository/docs/gjkk_ko_47_16_shq.pdf

http://kallxo.com/opozita-e-con-thacin-ne-gjykate-kushtetuese/