Kryeprokurori Kurmehaj

Kurmehaj: Vrasja e Tahir Zemajt-Flasim Pas Disa Muajsh

Agim Kurmehaj, kryeprokurori i ri i Pejës deklaroi për Emisionin “Drejtësia në Kosovë” se nuk i di ende detajet e rastit të vrasjes së Tahir Zemajt.

Kurmehaj tha se si kryeprokuror tash ka mundësi që të ketë qasje direkte bashkë me prokurorin e rastit për të parë se deri ku ka shkuar hetimi për vrasjen e Zemajt.

“Do të merrem me veprime konkrete, do ta shohim lëndën komplet. Tash meqenëse jam në cilësinë e kryeprokurorit e kam mundësinë që për secilën lëndë të përkujdesem personalisht edhe me prokurorin i cili e ka atë çështje, që të koordinohem se cilat veprime janë të arsyeshme që të ndërmerren dhe që kishin me na çu te ndonjë informatë apo drejt zgjidhjes së vet rastit”, tha Kurmehaj për “Drejtësia në Kosovë”.

Tahir Zemaj me djalin e tij Enisin dhe kushëririn Hasan Zemaj u vranë në janarin e vitit 2003 në Pejë.

Kurmehaj tha se është herët të flasë rreth vrasjes së Zemajve, pasi i duhet kohë ta studiojë lëndën.

“Nuk mund të flas për veprime konkrete, sepse thashë se më duhet t`i marr, t`i studioj ato lëndë së bashku me prokurorët që i kanë në punë dhe mandej pas disa muajsh të flasim a është ndërmarrë diçka apo jo”, deklaroi kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.

Deklaratën e Kurmehajt mund ta ndiqni këtu.

Në përvjetorin e 13-të të vrasjes së policëve Sabahate Tolaj e Isuf Haklaj, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj tha për KALLXO.com se ata u vranë, ngase e hetuan vrasjen e Zemajt.

http://kallxo.com/pllake-perkujtimore-per-sebahate-tolajn-e-isuf-haklajn/