Foto: Facebook

Kryeministri Uron 5 Vjetorin e Universitetit të Gjilanit

Universiteti ‘Kadri Zeka’, në Gjilan shënoi 5 vjetorin e themelimit dhe në këtë manifestim mori pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj  në një status në Facebook, tha se do të jenë krah universiteteve por duke ndërtuar arsim të pavarur.

“Në shënimin e 5-vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Në rrugën drejt dijes dhe progresit do të jemi krah për krah me universitetet e Kosovës, për ta ndërtuar një arsim plotësisht të pavarur, të bazuar në kritere shkencore, emancipuese dhe perëndimore”, shkroi Haradinaj.