Kryeministri nuk e Di Pse Burundi Tërhoqi Njohjen

Kryeministri Haradinaj tha sot se nuk e di pse Burundi tërhoqi njohjen e Kosovës.

Ai deklaroi se nuk jemi të mbrojtur nga mundësia e tërheqjeve të njohjeve.

“Për tërheqjen e njohjeve nuk jemi të mbrojtun nga kjo mundësi. Duhet të jemi të kujdesshëm me deklaratat që japim. S’duhet të rrezikojmë pozicionin strategjik të Kosovës, për çështje politike”, tha Haradinaj.

Dje në Serbi qëndroi ministri i Punëve të jashtme të Burundit, të cilin krerët e atjeshëm shtetëror e falënderuan për tërheqjen e njohjes së Kosovës.