Krijuesi Ibrahim Skenderi fiton konkursin letrar kushtuar Adem Demaçit

Punimi i krijuesit nga Opoja, Ibrahim Skënderi, është shpallur fituesi i konkursit letra të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës kushtuar figurës së Demaçit.

Skenderi u shpall fitues në Akademia letrare për Adem Demaçin, që u mbajt të premten, më 21 shtator 2018 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Fituesi i këtij konkursi ai është nderuar me kompletin e veprave të Demaçit.

Punimet kushtuar figurës së Demaçit në poezi, prozë e eseistikë në këtë akademi i prezantuan mbi 30 shkrimtarë.

Punimet e lexuara në këtë aktivitete do të  botohen në revistën “Metafora”.