Pamje nga një aktivitet letrar. Foto: USHKSH

Orë letrare për shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë do të mbajë një orë letrare për shënimin e 14-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të USHKSH-së, ora letrare “Pavarësia”, për të 12-ën herë me radhë do të mbahet më 16 shkurt 2022 në ora 14. 00, në  Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Krijues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Lugina e Preshevës dhe nga diaspora, pritet të prezantojnë poezitë e tyre më të reja për Kosovën.

“Krijuesit janë bartësit e tërë peshës kombëtare, të cilët përmes vargjeve i kanë shprehur sentimentet e tyre politike kundër çdo okupatori dhe çdo padrejtësie qoftë nga sistemi, qoftë nga klanet e ndryshme të sistemit”, thuhet në njoftimin e USHKSH-së.

Gjatë kësaj ore letrare, USHKSH do të ndajë edhe çmimet vjetore për veprën më të mirë si dhe të personaliteteve që kontribuuan në fushën e kulturës.