Fahredin Shehu. Foto: Facebook.

Poeti Fahredin Shehu botohet në Francë 

“Ephéméride: feuilles détachées” quhet antologjia e cila sapo ka dalë në Francë, ku u botua edhe poezia e autorit nga Kosova, Fahredin Shehu.  

Në këtë antologji janë botuar, kryesisht poezitë e poetëve francezë, por ka edhe të atyre nga Kanadaja Gjermania, Italia, India, vendet latino amerikane, Belgjika dhe nga Kosova. 

Ka qenë vet poeti Shehu që ka konfirmua për KALLXO.com botimin e poezisë së tij, “Mots écrits sur la tapisserie du temps” (Fjalë të shkruara në tapicerinë e kohës) në antologjinë franceze. 

Fahredin Shehu e falënderon Marilyne Bertoncini për përkthimin e poezisë së tij dhe rekomandimin që të jetë pjesë e kësaj antologjie. 

Shehu ishte pjesë edhe e aktiviteteve Shehun, që ishte organizuar vitin e kaluar për përvjetorin e shkrimtari francez, Charles Baudilaire. Poezia e  Shehut “Albatrosi i Baudilaire”, për shkak të pandemisë, është arkivuar si video lexim. 

 

Ballina e antologjisë ‘Ephéméride: feuilles détachées’. Foto: KALLXO.com