Të enjten nis festivali ‘Ficion Fest’

Edicioni i 4-të i Festivalit të Prozës Artistike, “Fiction Fest” do të mbahet në dy mbrëmje leximi më 25 dhe 26 nëntor 2021 në restorant “Amaro” në Prishtinë.

Në mbrëmjen e parë, të enjten, do të prezantohen shkrimtarët Shefkije Islamaj, Majlinda Bregasi, Gani Mehmetaj, Ballsor Hoxha dhe Azem Deliu.

Ndërsa, në mbrëmjen e dytë, të premten, në radhë janë shkrimtarët Ibrahim Kadriu, Ana Kove, Binak Kelmendi, Andreas Dushi dhe Enkelejd Lamaj.

Ky festival organizohet nga Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi”.