Valdete Daka, kryetare e KQZ. Foto: KQZ
KQZ Tregon si Duhet të Plotësohet Fletëvotimi më 22 Tetor
16.10.2017 - 11:31
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një udhërrëfyes për votuesit e zgjedhjeve lokale më 22 tetor.
Kryetarja e KQZ-së, përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë një mesazh me qëllim të informimit për votim të drejtë.
“Fushata e KQZ-së është titulluar #Vetëm1, ndërkaq udhëzimet për votim të postuara nga Daka janë këto: Në fletëvotimin për Kryetar Komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni #Vetëm1 kandidat; Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni #Vetëm1 subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni #Vetëm1 kandidat për Kuvend Komunal”, tha Daka.
Zgjedhjet lokale për 38 komuna të Kosovës do të mbahen këtë të diel me 22 tetor.