Sajti i KQZ. Printscreen.

KQZ Rregullon Sajtin për Rezultatet për Asambletë Komunale

Plotësim i lajmit 11:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bëri të ditur se e ka funksionalizuar një link alternativ për rezultatet për asambletë komunale.

Rezultatet mund t’i gjeni në këtë link.


Bie Sajti i KQZ-së

Duket që mijëra kandidatët për asambletë e komunave të Kosovës janë shumë të interesuar të shohin se si kanë performuar më 22 tetor.

Që nga orët e mëngjesit, faqja online e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është jashtë funksionit.

Mbrëmë, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale, të cilat u mbajtën më 22 tetor 2017.

Megjithatë, këto rezultate nuk janë drejtpërdrejt të qasshme ditën e sotme meqënese faqja e KQZ-së po përballet me probleme.