KQZ bëhet gati për zgjedhje, zhvillon aplikacionin për votuesit

Institucioni i organizmit të zgjedhjeve në Kosovë, KQZ, ka nënshkruar kontratë në vlerë 11 mijë e 200 euro për zhvillimin e aplikacionit për ndarjen e votuesve në vendvotime.

Me datën 25 të muajit maj, Komisioni Qendror I Zgjedhjeve (KQZ), inicioi aktivitetin e prokurimit për zhvillimin e aplikacionit për ndarjen e votuesve në vendvotime. Përveç kësaj, me këtë kontratë parashihe edhe mirëmbajtja dhe përkrahja teknike.

Për këtë tender, KQZ parashikoi kontratë deri në 15 mijë euro.

KQZ përdori procedurën e hapur të prokurimit me kriter të dhënies së kontratës çmimin më të ulët.

Përmes njoftimit për dhënie të kontratës, KQZ bëri të ditur se ka përzgjedhur kompaninë fituese të këtij tenderi, “DataProgNet” ShPk me çmim të kontratës 11 mijë e 200 euro.